12 – Udhëzues për të qenë falënderues për të – Robert Skuirs

Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) ishte një shembull i madh për të gjithë njerëzimin e për çdo popull me çdo kulturë (nga evropianët “modern” deri tek aborigjenët e Australisë). Ai jo vetëm që ishte një Profet i madh, por ishte gjithashtu një burrë shteti, prijës ushtarak, qeverisës, mësues, komshi dhe mik po aq i madh. Jeta familjare ishte një prej gjërave më të rëndësishme ku ai ishte një shembull i madh, meqenëse ai ishte burrë dhe baba.

Me dëshirën e Zotit, Profeti i Tij i fundit kaloi një gamë të gjerë situatash familjare dhe shumë martesa. Për shkak të kësaj ai është një shembull për njerëzit që janë monogamë, për ata poligamë, për ata që dëshirojnë të martohen me gra më të mëdha në moshë se ta dhe për ata që mendohen se sa herët dikush mund të martohet me të drejtë.

Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të) rivendosi fenë e Ibrahimit, e kështu ajo do të vazhdojë deri Ditën e Fundit. Si muslimanë ne duhet të jemi falënderues për këtë objekt udhëzimi për moralin tonë gjatë jetës. Duke reflektuar mbi këtë kjo na ndihmon të shmangim rrugën e gabuar të “relativizmit moral”. Kjo është shumë e rrezikshme sepse të çon te gjynahu më i rëndë, shirku. Duke njohur jetën e Profetit mund të shohim se si të qëndrojmë brenda kufijve që na ka caktuar Allahu.

Lutem që ne muslimanët t’i bëjmë limitet që na ka caktuar Zoti limitet tona dhe që ne të mos ndikohemi nga shoqëri e kultura të tjera. Nëse një gjë është e mirë për Ibrahimin dhe Musën kjo është kështu edhe për mua … Kështu e shikoj unë këtë çështje, Zoti i di më mirë …

0 Shares:
Postime të ngjashme