6 – Mosha e pubertetit – Robert Skuirs

Ne kemi thënë se puberteti ka qenë normë historike, kulturore dhe fetare për të treguar gatishmërinë për martesë, kështu dikush mund të mendoj se në cilën moshë puberteti normalisht ndodh. Kjo është disi pa kuptim në lidhje me diskutimin tonë specifik, atë të martesës së Profetit Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen, sepse literatura e hadithit e bën të qartë se ajo kishte arritur pubertetin. Megjithatë, në lidhje me pubertetin dhe se në cilën moshë shumica e vajzave kanë ciklin e tyre të parë menstruale Abdulhamid Sidiki thotë:

Islami nuk ka fiksuar një limit të poshtëm për moshën e pubertetit, sepse ajo varjon me vende dhe raca për shkak të klimës, trashëgimisë, kushteve fizike dhe sociale. Ata që banojnë në vende të ftohta arrijnë pubertetin në një moshë shumë më të madhe në krahasim me ata që jetojnë në vendet e ngrohta ku edhe femra edhe mashkulli e arrijnë pubertetin në një moshë goxha të hershme. “Temperatura mesatare e vendit ose provincës”, thotë autori i mirënjohur i librit Woman, “është konsideruar faktori kryesor jo vetëm në lidhje me menstruacionet por edhe me të gjithë zhvillimin seksual në pubertet.” [1]

Raciborski, Xheubert, Ruth dhe shumë të tjerë kanë mbledhur dhe krahasuar statistikat për çështjen në fjalë. Marie Espino ka përmbledhur disa prej këtyre të dhënave si më poshtë: (a) Mosha limit për shfaqjen e parë të menstruacioneve është midis 9 dhe 24 vjeç në zonën e butë; (b) Mosha mesatare ndryshon goxha dhe mund të pranohet si diçka e mirëqenë se sa më afër ekuatorit aq më e hershme është mosha mesatare e ardhjes së menstruacioneve. [2]

Akoma më tej, një artikull i titulluar Puberty in Girls nga një organizatë e shëndetit publik australian thotë: “Shenja e parë e pubertetit është zakonisht një vrull rritjeje: ju bëheni më të gjatë, gjoksi zhvillohet, qimet fillojnë të rriten në zonat intime dhe nën krahë. Kjo mund të fillojë nga 10 vjeç deri në 14 vjeç – bile edhe më herët për disa dhe më vonë për disa të tjerë.”

Në artikullin Physical Changes in Girls During Puberty thuhet:

Gjatë pubertetit, trupi i vajzës ndryshon, brenda dhe jashtë, drejt trupit të një gruaje. Ndryshimet nuk vinë të gjitha menjëherë, dhe ato nuk ndodhin në të njëjtën kohë për të gjithë. Shumica e vajzave nisin të shfaqin ndryshime fizike rreth moshës 11 vjeç, por secili ka programin e tij të brendshëm të zhvillimit. Është normale që ndryshimet të nisin herët që në moshën 8 apo 9 vjeç, apo të vonojnë deri në 13 apo 14 vjeç. Bile edhe nëse. asgjë nuk duket apo ndihet ndryshe ndryshime brenda trupit mund të kenë nisur.”

Shumë janë dakord me informacionin e mësipërm, por akoma mund të kenë rezerva se a mund të jetë një martesë e një vajze të tillë me një burrë më të vjetër e lumtur. Duke vendosur mënjanë për një moment nocionin modern perëndimor të lumturisë, martesa e Aishes me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) ishte një lumturi dhe dashuri reciproke, e argumentuar kjo nëpër shumë hadithe dhe libra të Siras. Që martesa të lumtura ka midis njerëzve me mjaft diferencë në moshë kjo është e mirënjohur midis psikologëve:

“Kur diferenca (në moshë) është e madhe, për shembull kur kalon 15 deri në 20 vjeç, rezultatet mund të jenë më të lumtura. Martesa e një të madhi në moshë, sigurisht jo e një plaku, me një vajzë shumë të re është shpesh shumë e suksesshme dhe e harmonishme. Nusja prezantohet menjëherë dhe mësohet me marrëdhënie të moderuara seksuale.” [3]


[1] Herman H Ploss, Max Bartels dhe Paul Bartels, Woman, v. 1, Lord & Brasby, 1988, f. 563.
[2] Përkthimi anglisht i Sahih Muslim, v. 2, International Islamic Publishing House, Riyadh, Saudi Arabia, f. 715.
[3] Theodor H. Vandevelde, Ideal Marriage; Its Physiology and Technique, Greenwood Publishin Group, 1980, f. 243.

0 Shares:
Postime të ngjashme