Emërtimi “Mbreti i Mbretërve”

Disa të krishterë duke iu referuar përkthimit në anglisht të hadithit “The most awful name in Allah’s sight on the Day of Resurrection, will be (that of) a man calling himself Malik Al-Amlak (the king of kings).” e kanë keqkuptuar atë duke thënë se “Allahu ka frikë Mbretin e mbretërve, që i bie të jetë Jezusi sipas interpretimit Biblik.”

Së pari, përkthimi i hadithit në fjalë që përcillet nga Buhariu (6205) dhe Muslimi (2143) se i Dërguari i Allahut r ka thënë është si më poshtë:

قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم ‏ “‏ أَخْنَى الأَسْمَاءِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عِنْدَ اللَّهِ رَجُلٌ تَسَمَّى مَلِكَ الأَمْلاَكِ ‏”‌‏.‏

“Emri më i urryer (i përçmuar) tek Allahu në Ditën e Kiametit është ai i një njeriu që e ka quajtur veten ‘Mbret i Mbretërve’ (Malik el-Emlāk).”

Së dyti, fjala e përdorur në gjuhën arabe është ekhna dhe në një përcjellje tjetër ekhna’ (me ajn), që në shqiptim duken gati njëlloj, por dallojnë në shkrim dhe disi në kuptim. Në rastin e parë fjala ka kuptimin më i neveritshmi, më i urryeri, ndërsa në rastin e dytë ka kuptimin më përçmuari, më i poshtri. Ndërkoha fjala awful e përdorur në anglisht vjen edhe në kuptimin i tmerrshëm, i frikshëm, por edhe në kuptimin i keq, i pavlerë. Ndaj nga këtu buron edhe keqkuptimi i hadithit.

Së treti, Allahu është Krijuesi dhe Zoti i vetëm dhe absolut i gjithë ekzistencës dhe Ai nuk ka sesi t’i frikësohet dikujt, dhe kjo është absurditet ta mendosh. Ndërkohë kuptimi i hadithit është i qartë, ai thotë se Madhështia dhe Mbretëria absolute i përkasin vetëm Allahut të Lartësuar; prandaj Allahu atë që u tregua mendjemadh dhe e quajti veten “Mbret i Mbretërve (Malik’ul-Emlāk)” në këtë botë, do ta kthejë në Ditën e Kiametit me “emrin më të përbuzur (أخنعُ اسمٍ)”, domethënë: emrin më të ulët, më të poshtëruar e më të vogël tek Allahu. “Mbreti i Mbretërve” është emër që i takon vetëm Zotit, ndaj ky emërtim është emri më i urryer për Allahun dhe më i papëlqyeri që një krijesë e Tij të quhet me të, sepse ky titull është cilësi vetëm e Allahut dhe nuk i përshtatet asnjë krijese; sepse krijesat përshkruhen vetëm me përulësi, nënshtrim dhe robëri. Kështu që Allahu e ndëshkon atë që kërkoi lartësim në dynja me atë që nuk i lejohet nga cilësitë e Zotit të tij, me poshtërim Ditën e Kiametit. Hadithi përmban mësimin e përulësisë ndaj Madhështisë së Allahut dhe ndalimin e marrjes së emrave që mbartin mendjemadhësi.

Kështu që as Isai apo Jezusi, nuk mund të jetë “Mbreti i Mbretërve”, dhe as ta meritojë një emërtim të tillë, sepse a ishte njeri dhe Kurani na tregon se vetë ai e ka cilësuar veten si “rob i Allahut” (Kurani 19: 30).   

 

Redaksia: pergjigjet-islame.org

0 Shares:
Postime të ngjashme