Martesa në pubertet ishte një praktikë e pranuar, jo vetëm “kulturat primitive” të sotme, por veçanërisht te semitët (hebrenjtë, arabët, sirianët etj.) e Lindjes së Mesme. Në mënyrë që të paraqesim prova shtesë që martesa e Muhamedit (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen nuk ngriti ndonjë kundërshtim në atë kohë, unë këtu po paraqes citime nga dy studiuese perëndimore që kanë studiuar Islamin në detaje:
“Nuk është e qartë kur martesa u bë. Sipas disa versioneve ajo u bë në Sheual të vitit të parë, pra nja 7 ose 8 muaj pas arritjes në Medine, por sipas të tjerëve ajo nuk u bë deri pas betejës së Bedrit, pra në Sheual të vitit të dytë hixhri. Në asnjë version nuk ka ndonjë koment të bërë për diferencën në moshë të Muhamedit me Aishen apo për moshën shumë të re të nuses që, të shumtën, nuk mund të kishte qenë mbi 10 vjeç dhe e cila ishte akoma shumë e dashuruar pas lojërave të saja.” [1]
Në citimin e mësipërm burimet që janë dhënë për kohën më të vonë të martesës janë të Neveviut dhe Tabariut. Edhe imam Neveviu edhe imam Tabariu ishin dijetarë të mëdhenj të Islamit, por veprat e tyre kanë materiale që janë më pak se autentike nga pikëpamja Islame, e të cilat ndoshta janë arsyeja për pikëpyetjen e saj se cila kohë është autentike.
Kjo është përtej çështjes, sepse tashmë kemi treguar se burime autentike islame shprehen se Aisha (radijallahu anha) ishte 9 vjeç. Pika kryesore për tu vërejtur është se “asnjë version” nuk ka ndonjë koment të bërë për diferencën në moshë të Aishes me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) Pse? Kjo martesë kaq e hershme ishte më se normale në të gjitha shoqëritë semite – të tilla shoqëri në mesin e të cilave u rritën Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhamedi.
Një tjetër autore, Karen Armstrong ka këtë për të shtuar: “Tabariu thotë se ajo ishte aq e re saqë ajo qëndroi në shtëpinë e prindërve dhe martesa u konsumua më vonë kur ajo arriti pubertetin”. [2] Kjo akoma më tej qartëson se martesa u konsumua në moshën e pjekurisë dhe se, si e tillë, nuk solli reagime kundër. Tabariu, Ebu Xhafar Muhamed ibn Xherir et-Tabari (225-310 h. / 839-923), ishte një dijetar i madh musliman dhe është i mirënjohur në Perëndim për komentin e tij të Kur’anit dhe për historinë e botës.
Nuk është çudi që dy autorët e mësipërm janë dakord me faktin se martesa e Aishes me Muhamedin ndodhi kur e para arriti pubertetin dhe se kjo ishte normale në atë kohë. Kjo nuk është surprizë, sepse kushdo që studion burimet Islame dhe kulturën semite është i detyruar të vijë në të njëjtin përfundim, kjo ngaqë kjo gjë është thjesht fakt historik. Duhet të tregohet se të dy autoret e sipërcituar nuk hezitojnë aspak të keqinterpretojnë Islamin (qëllimisht ose jo) në gjërat e tjera të shkruara prej tyre. Mjafton të thuhet se nëse do të kishte ndonjë informacion “dëmtues” ato pa hezitim do ta nxirrnin në dritë dhe do ta përdornin.
Nebia Abot, që ka kryer disa studime mbi Islamin në disa zona, ishte orientaliste në kuptimin klasik të fjalës. Libri i saj që është cituar më sipër Aishah The Beloved of Mohammed nuk është gjë tjetër veçse një kritikë spekulative e jetës së Aishes. N.q.s. një libër me një përzierjeje të tillë të spekulimit sipas hamendjes dhe burimeve jo të vërteta do të ishte shkruar për dikë me rëndësi në Perëndim sigurisht që as do të kishte vend për të në bibliotekën e studiuesve.
Është tashmë e ditur se orientalistët duke u kapur nëpër gjëra që u interesojnë paravendosin autenticitetin e këtyre gjërave duke u bazuar në nocionet e tyre që shkojnë sipas bindjes së tyre. N.q.s. një histori megjithëse jo e vërtetë duket se ul Profetin e Islamit ajo bëhet e shpeshcituar dhe shpeshpublikuar. Kjo është mënyra se si orientalistët dhe misionarët kristianë e kanë trajtuar Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të) për shekuj e vazhdojnë edhe sot. Për ata që duan më shumë rreth kësaj të shikojnë artikullin Orientalism, Misinformation and Islam.
[1] Nabia Abbott, Aishah – The Beloved of Muhammed, Es-Saqi Books, London, 1985, f. 7.
[2] Karen Armstrong, Muhammad: A Biography of the Prophet, Harper San Francisco, 1992, f. 157.