9 – Cili është verdikti? – Robert Skuirs

Anashkalimi i prirjeve kulturore apo pranimi i standardeve të dyfishta nga dikush, nuk është gjithnjë i lehtë. Për disa duhen vite për të pranuar se kanë qenë hipokritë në vlerësimet e tyre. Fatmirësisht, mendimet e paraqitura këtu do të mbjellin farën e reflektimit te disa njerëz e ndoshta ata do të reflektojnë mbi të vërtetën. Duke pranuar se sa herë që mbetet diçka për tu qartësuar gjithmonë beteja është lënë përgjysmë, para se lexuesi të shkojë përpara për të vendosur gjykimin e tij personal se ku ai qëndron në lidhje me këtë çështje, dua të jap edhe disa informacione të tjera.

Montgamery Watt, një studiues për një kohë të gjatë i Islamit, ka disa shprehje të zgjedhura se si Perëndimi duhet ta gjykojë Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të). Unë kurrë nuk kam qenë dakord me konkluzionet e Watit për Islamin, por gjithmonë e kam parë atë si një orientalist të hapur. Ndoshta kjo sepse ai ishte më shumë nxitës i të kuptuarit se sa një misionar kristian mendjeshkurtër. Vite studimi të Islamit e çuan Watin në këtë konkluzion:

Thëniet e tjera për defektin moral të Muhamedit janë ato që thonë se ai ishte tradhtar dhe epshor… Mjaftueshëm është thënë në lidhje me interpretimin e këtyre ngjarjeve për të treguar se akuza ndaj Muhamedit është shumë më e dobët se sa mund të jetë menduar. Diskutimi i këtyre thënieve ngre një pyetje bazë. Si jemi ne për të gjykuar Muhamedin? Nga standardet e kohës së tij dhe vendit të tij apo nga ato të mendimeve më të ndriçuara në Perëndim sot? Kur burimet këqyren me kujdes është e qartë se ato veprime të Muhamedit që nuk aprovohen nga Perëndimi modern nuk kanë qenë objekt i kritikës morale të bashkëkohësve të tij. Ata kritikuan disa prej veprimeve të tij, por motivet e tyre ishin paragjykime supersticioze apo frikë prej pasojave. N.q.s. ata i kritikuan ngjarjet në Nahlah, ishte se ata patën frikë nga ndëshkimi i zotave pagan të ofenduar apo hakmarrja e mekasve. N.q.s. ata ishin habitur nga ekzekutimi në masë i jehudëve të fisit Kurejdha, ishte për shkak të numrit dhe rrezikut të luftës brenda llojit të gjakut që shkaktoheshe. Martesa me Zejneben duket incest, por ky koncept incesti ishte lidhur me praktikat e vjetra që i përkasin një niveli shoqëror më të ulët të rregullave familjare ku një atësi fëmije nuk ishte përcaktuar përfundimisht; dhe ky nivel më i ulët ishte në proces eliminimi nga Islami… Nga këndvështrimi i kohës së Muhamedit, atëherë, thëniet për tradhti dhe sensualitet nuk mund të qëndrojnë. Bashkëkohësit e tij nuk e gjetën atë moralisht defektiv në asnjë gjë. Përkundrazi, disa prej veprimeve të kritikuara nga perëndimorët modern tregojnë se standardet e Muhamedit ishin më të larta se ato të kohës së tij. Në kohën dhe gjeneratën e tij ai ishte një reformator social, bile një reformator në sferën e moralit. Ai krijoi një sistem sigurie sociale dhe një strukturë të re familjare, të tëra këto ishin një përmirësim i pamat i asaj që ishte më parë. Duke marrë atë që është më e mirë në moralitetin e nomadëve dhe duke e adaptuar atë për komunitet e vendosura, ai vendosi një kornizë religjioze dhe sociale për jetën e shumë racave njerëzore. Kjo nuk është punë e një tradhtari apo ‘një plaku të shthurur’.” [1]


[1] W. Montgomery Watt, Muhammad: Prophet and Statesman, Oxford University Press, 1961, f 229.

0 Shares:
Postime të ngjashme