7 – Akoma më shumë urtësi pas saj – Robert Skuirs

Në komentin e tij për hadithin në Sahihun e Muslimit ku përmendet martesa e Aishes me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) Abdulhamid Sidiki tregon tre arsye të tjera për këtë martesë: Martesa e Aishes me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) në një moshë të re e lejoi atë të ishte një dëshmitare okulare e detajeve personale të jetës së Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) dhe t’i transmetonte ato te brezat e mëpasshëm.

Duke qenë edhe shpirtërisht edhe fizikisht pranë Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) martesa e përgatiti Aishen të ishte një shembull për muslimanët, veçanërisht gratë, për të gjitha kohërat. Ajo ishte inteligjente dhe e zgjuar. Cilësitë e saj e mbështetën punën e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) dhe pas tij ndihmuan çështjen e Islamit.

Aishja, nëna e besimtarëve, nuk ishte vetëm një model për gratë dhe nënat, por ajo gjithashtu ishte një komentuese e Kur’anit, një autoritet në hadith dhe njohuritë e ligjit Islam. Ajo ka transmetuar të paktën 2210 hadithe që i kanë dhënë muslimanëve një pamje me vlerë për pjesën e fundit të jetës së Profetit dhe kështu duke ruajtur Sunetin e tij. Në atë kohë kjo martesë hodhi poshtë nocionin se një burrë nuk mund të martohej me vajzën e një burri për të cilin kishte deklaruar se ishin vëllezër (por që s’kanë vëllazëri gjenetike).

Në hadithin e mëposhtëm tregohet: ‘Urua tregon: Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) i kërkoi Ebu Bekrit dorën e Aishes. Ebu Bekri tha, “Po unë jam vëllai yt.” Profeti tha, “Ti je vëllai im në fenë e Zotit dhe Librin e Tij, por ajo (Aishja) është e lejuar për mua për martesë.” (Sahih Buhari v. 7, l. 62, n. 18)

Martesa hodhi poshtë supersticionin arab të asaj kohe se ishte keq të martoheshe në muajin Sheual. Ata mendonin se muaji e kishte këtë karakteristikë meqenëse fjala sheual rridhte nga fjala shala që besohej se sillte fatkeqësi. Hadithi autentik tregon se Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) dhe Aishja u martuan në këtë muaj hënor.

0 Shares:
Postime të ngjashme