Një artikull interesant mbi moshën në të cilën njerëzit martoheshin në kohët biblike është “Ancient Israelite Marriage Customs” (Zakonet e lashta izraelite të martesës) nga Xhim Uest, ThD – një shërbyes baptist. Ky artikull thotë se: “Gruaja merrej nga rrethi më i madh familjar (zakonisht në fillimin e pubertetit ose rreth moshës 13 vjeç) në mënyrë që të mbahej pastërtia e linjës së familjes.”
Kjo është vetëm një referencë ndaj faktit se arritja e pubertetit konsiderohej moshë në të cilën të rinjtë mund të martoheshin. Që njerëzit në kohët biblike martoheshin në një moshë të re është vërtetuar gjerësisht. Duke diskutuar kuptimin e fjalës ‘elmeh, që është fjala hebraisht për “grua të re” apo “femër adoleshente” Xherald Segal thotë: “Duhet të vërehet se në kohët biblike femrat martoheshin në një moshë të re.” [1]
Në kundërshtim me thënien arrogante perëndimore të “kulturave primitive” “An Overview of the World’s Religions” e bën të qartë se puberteti është një simbol kohor i të qenit i rritur: “Gati të gjitha kulturat primitive i kushtojnë kujdes pubertetit dhe ritualeve të martesës, megjithëse ka një tendencë të përgjithshme për t’i kushtuar më shumë vëmendje riteve të pubertetit të meshkujve se sa të femrave.
Për shkak se puberteti dhe martesa simbolizojnë faktin që fëmijët kanë marrë rrolin e të madhit, shumica e kulturave primitive i konsiderojnë ritualet që rrethojnë këtë ngjarje shumë të rëndësishme. Ritualet e pubertetit shpesh janë shoqëruar me rrethprerje ceremoniale ose ndonjë operacion tjetër në organet gjenitale të femrës. Rrethprerja e femrave është më pak e zakonshme, ndonëse ajo shfaqet në disa kultura të ndryshme. Ritet e pubertetit të femrave janë më shpesh të lidhura me shfaqjen e ciklit menstrual te vajzat e reja.”
Disa studiues janë të mendimit se: “Puberteti është përcaktuar si një moshë ose periudhë në të cilën një person është i aftë për riprodhim seksual, në pjesë të tjera të historisë, një rit apo festim i këtij fenomeni shenjë, është pjesë e kulturës.” (Rites of Passage: Puberty, nga Sue Kureuitz Arthen)
“Shfaqja e periodave” shënon një rit të kalimit nga vajza të reja në gra. (Nga Women’s Resource Center)
Një tjetër referencë bashkëkohore që lidh moshën e martesës me pubertetin është një artikull në Central Africa, i cili thotë: “… gratë martohen shpejt pas pubertetit”. [2] Citimi i mëparshëm dhe shumë të tjerë që nuk janë përmendur provojnë te një njeri inteligjent atë që antropologët dhe historianët tashmë e dinë mirë se në shekujt e kaluar njerëzit konsideroheshin gati për martesë kur ata arrinin pubertetin.
Duhet të përmendim se nga një këndvështrim Islam shumë probleme në shoqërinë e sotme mund të gjurmohen në braktisjen e martesës së hershme. Për shkak të natyrës që Zoti i Plotfuqishëm e ka krijuar njeriun, me dëshirë të fortë seksuale, njerëzit duhet të martohen të rinj. Në të shkuarën kjo ishte akoma më e domosdoshme për shkak se jeta mesatare ishte më e shkurtër.
Jo vetëm që martesa e hershme siguron veprime legale për njerëzit me dëshirë të fortë seksuale, por ajo zakonisht prodhon më shumë fëmijë. Një prej qëllimeve kryesore të martesës është bërja e fëmijëve – “ji i frytshëm dhe shtohu” thotë Bibla (Gjeneza 8:17). Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme në të shkuarën ku njerëzit nuk jetonin kaq gjatë sa sot dhe ku shkalla e vdekjes foshnjore ishte shumë më e lartë.
[1] Gerald Sigal, The Jew and the Christian Missionary, Ktav Publishing House, 1981, f. 28.
[2] Central Africa, The New Encyclopaedia Britannica, botimi i 15 (1987), v. 15, f. 646. Shiko gjithashtu “Aboriginal Australia”, The New Encyclopaedia Britannica, botimi i 15 (1987), v. 14, f. 425. Për referenca të më tejshme për zakonet e martesës në kohët Biblike, shiko Israel: Its Life and Culture, nga Johannes Pedersen, v. 1, f. 60 ff.