2 – Evidenca islame për moshën e Aishes – Robert Skuirs

Për shkak të injorancës së shumë muslimanëve, ndoshta për shkak të leximit të shfajësimeve “moderniste”, një vështrim tek ajo se çfarë thonë burimet islame në lidhje me moshën e Aishes kur ajo u martua me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) është i nevojshëm. Atëherë, përpara se të kalojmë në një analizë të fakteve, së pari vendosim cilat janë faktet autentike islame. Në këtë pikë, duhet të përmendim se është krejt pa dobi nga këndvështrimi islam të thuhet se mosha e Aishes nuk gjendet në Kur’an, sepse tekste të Islamit janë dy, ato të Kur’anit edhe ato të Sunetit (hadithet), dhe vetë Kur’ani na tregon për këtë.

Tani, çfarë burimet autentike islame thonë mund të jetë zhgënjyese për disa muslimanë “modernistë” apo “të kulturuar” sepse ka katër hadithe në Sahih Buhari dhe tre hadithe në Sahih Muslim, të cilat qartësisht thonë se Aishja ishte nëntë vjeç në kohën kur u bë martesa e saj me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të). Këto hadithe, me pak ndryshime të lehta, thonë si më poshtë: “Aishja (radijallahu anha) tregon se Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) celebrimi (zeuexh) me të kur ajo ishte gjashtë vjeç dhe u konsumua (nikah) (konsumimi i martesës) me të kur ajo ishte nëntë vjeç, dhe pas kësaj ajo qëndroi me të për nëntë vjet.” (Sahih el-Buhari, v. 7, l. 62, n. 64)

Prej katër haditheve në Sahih el-Buhari dy janë treguar nga Aishja (7:64 dhe 7:65), një nëpërmjet Ebu Hishamit (5:236) dhe një nëpërmjet Urues (7:88). Të tre hadithet në Sahihun e Muslimit kanë Aishen si treguese. Të gjithë hadithet në të dy librat tregojnë se celebrimi e saj ndodhi kur Aishja ishte gjashtë vjeç dhe martesa (konsumimi i martesës) kur ishte nëntë vjeç. Një tjetër hadith me kryesisht të njëjtin tekst (metn) është transmetuar në Sunenin e Ebu Daudit. S’ka nevojë të thuhet se kjo evidencë është, duke folur islamikisht, dërrmuese dhe muslimanët që e mohojnë këtë nuk bëjnë gjë tjetër veçse sakrifikojnë ndershmërinë e tyre intelektuale, fenë e pastër ose të dyja.

Kjo evidencë pra u fiksua, nuk duket sa ka shumë vend për debat rreth moshës së Aishes midis besimtarëve muslimanë. Deri në momentin që dikush do të provojë që në gjuhën arabe “nëntë vjeç” do të thotë diçka tjetër se “nëntë vjeç” atëherë ne duhet të jemi qartë dhe të qëndrueshëm në besimin tonë se ajo ishte nëntë vjeç kur konsumoi martesën. Në kundërshtim me këto fakte ka akoma ca autorë muslimanë që në një farë mënyre ja kanë dalë të shtyjnë moshën e martesës së Aishes deri në moshën katërmbëdhjetë apo gjashtëmbëdhjetë vjeç. Nuk është për tu çuditur që asnjë prej tyre nuk ofron ndonjë provë, evidencë apo referencë për mendimin e tij.

Kjo mund të thuhet me konfidencë të skajshme meqenëse asnjë prej tyre nuk mund të prodhojë burime më autentike se mbledhjet e haditheve të imam Buharit dhe Muslimit. Bazuar në kërkime që unë kam kryer mendoj se ekziston një burim i përbashkët për ata që thonë se mosha e Aishes kur u martua ishte katërmbëdhjetë apo gjashtëmbëdhjetë vjeç. Ky burim është “The Biographies of Prominent Muslims” (Biografitë e Muslimanëve të Shquar) që është publikuar si libër, si CD-ROM dhe është publikuar në vende të ndryshme në internet. Një tjetër shembull ky, se pse duhet t’i referohemi gjithmonë burimeve …

0 Shares:
Postime të ngjashme