2 – Aishja kishte arritur pubertetin – Waqar Akbar Cheema

Një sërë faktorësh tregojnë se Aishja e kishte arritur vërtet pubertetin në kohën kur u konsumua martesa.

1. Vonesa e konsumimit

Megjithëse nikah-u – akti i martesës – u bë kur Aishja ishte gjashtë ose shtatë vjeçe, konsumimi u shty për më shumë se dy vjet, deri sa Aishja mbushi nëntë. Tabariu, një autoritet i hershëm, vëren:

“Sa për Aishen, kur ai u martua me të, ajo ishte ende shumë e re dhe ende jo e gatshme për konsumim.” [1]

Nëse martesa nuk u konsumua menjëherë vetëm sepse Aishja ishte shumë e vogël, i vetmi kuptim logjik është se ajo duhet ta ketë arritur pubertetin dhe pjekurinë fizike në kohën kur u konsumua martesa realisht.

2. Deklarata e vet Aishes

Vetë deklarata e Aishes, e cituar më sipër, në lidhje me moshën e pubertetit, sugjeron se ajo vlente edhe për të.

3. Prindërit e Aishes kërkuan konsumimin e martesës

Një provë tjetër e rëndësishme për pjekurinë e Aishes është fakti se, pas gati tre vjetësh të aktit martesor, martesa u konsumua me nismën e prindërve të saj. Aisha rrëfen:

“Profeti u martua me mua kur isha gjashtë vjeç. Pastaj prindërit e mi e nxitën atë për konsumimin e martesës (tre vjet më vonë).” [2]

Dhe: “Ne arritëm në Medinë dhe unë qëndrova me familjen e Ebu Bekrit. Ndërsa, familja e të Dërguarit të Allahut dhe i Dërguari i Allahut, asokohe po merreshin me ndërtimin e xhamisë dhe shtëpive përreth saj, ku strehoi familjen e tij. Ne qëndruam për disa ditë në shtëpinë e Ebu Bekrit; pastaj Ebu Bekri i tha [Profetit]: “O i Dërguari i Allahut, çfarë të pengon të bashkohesh me bashkëshorten tënde?” Profeti iu përgjigj: “Prika martesore (sadak).” Atëherë Ebu Bekri i dhuroi dymbëdhjetë e gjysmë ons (eukijeh), dhe Profeti e dërgoi atë tek ne.” [3]

Muhamed Asadi, duke thënë se kjo tregon se “Ebu Bekri duhej t’ia kujtonte Profetit që të merrte nusen e tij,” vëren më tej duke thënë:

“Rastësisht, kjo kujtesë nënkupton se deri atëherë Aishja e kishte arritur pubertetin dhe se Ebu Bekri ishte në dijeni të kësaj.” [4]

Për më tepër, Aishja na ka informuar se martesa u konsumua në të vërtetë në shtëpinë e Ebu Bekrit:

“Ne u shpërngulëm në Medine dhe u vendosëm te Beni el-Harith b. Khazrexh në el-Sunh. I Dërguari i Allahut erdhi në shtëpinë tonë, ku u mblodhën tek ai burra dhe gra nga Ensarët (medinasit)… Pastaj, ata u larguan. I Dërguari i Allahut e konsumoi martesën tonë atje, në shtëpinë tonë.” [5]

Ndërkohë Tabariu thotë: “I Dërguari i Allahut e konsumoi martesën me të ditën e mërkurë në muajin Sheval në shtëpinë e Ebu Bekrit në el-Sunh.” [6]

Së bashku me rrëfimin e përmendur më sipër, ky raportim vërteton në mënyrë efektive se Aishja në kohën e dasmës së saj kishte arritur pubertetit. Karen Armstrong vëren me të drejtë, “Tabari thotë se ajo ishte aq e re sa që qëndroi në shtëpinë e prindërve të saj dhe martesa u konsumua më vonë kur ajo kishte arritur pubertetin.” [7]

4. Nëna e Aishes kujdesej për zhvillimin e saj fizik

Gjenden dëshmi se nëna e Aishes tregonte kujdes të veçantë ndaj zhvillimit të saj fizik, me sa duket për ta përgatitur për jetën martesore. Vetë Aishja kujton:

“Nëna ime synonte të më shëndoshte kur të shkoja tek i Dërguarit të Allahut ﷺ. Por asgjë nga ajo që më jepte nuk më bënte dobi, derisa më dha të haja kitha (kastravec armen) me hurma të freskëta, me ç’rast u shëndosha më së miri.” [8]

Sipas disa transmetimeve të tjera, jo vetëm nëna e saj, por edhe të tjerët ishin të kënaqur me zhvillimin e saj. [9] Kjo tregon gjithashtu se nëna e Aishes e kishte përgatitur atë për jetën bashkëshortore. Është krejt e arsyeshme të pohohet se asnjë skepticizëm nuk mund të tejkalojë bindjen e një nëne, të paktën jo kur bëhet fjalë për çështjet shumë personale të një vajze.


[1] Et-Tabari, Ibn Xherir, Tarikh er-Rusul ue el-Muluk, (Beirut: Dar al-Turath, 1387) 3/161, përkthyer në Poonawala, Ismail K., The History of al-Tabari: Volume IX – The Last Years of the Prophet, (Albany: State University of New York Press, 1990) 128.

[2] el-Isbahani, Ebu Nuajm, et-Tibb en-Nebaui, red. Mustafa Khezr Dönmez (Bejrut: Dar Ibn Hazm, 2006), 2/732, nr. 82; vepra tjetër e Ebu Nuajmit, Akhbar Isbahan, përmban të njëjtin transmetim me formulimin “فاستحث النبي صلى الله عليه وسلم أبوي بالبناء,” duke zëvendësuar “أبواي” me “أبوي.” Shih Akhbar Isbahan, red. Sejid Kasraui Hasan (Bejrut: Dar el-Kutub el-‘Ilmija, 1990), 1/233.

Ky ndryshim e përmbys plotësisht kuptimin dhe bën që Aishja të thotë: “Atëherë Profeti i nxiti prindërit e mi për konsumimin e martesës.” Megjithatë, duket se versioni në etTibb en-Nebeui është i saktë, kryesisht për dy arsye: së pari, sepse botimi kritik i tij mbështetet në gjashtë dorëshkrime, dhe redaktori nuk përmend ndonjë variant për fjalën që cituam; ndërsa edhe botimi më i ri i Akhbar Isbahan është një ribotim i botimit të Leiden-it, i cili ishte bazuar në vetëm një dorëshkrim. Shih Dedering, Sven (red.), Dhikr Akhbar Isbahan (Leiden: E.J. Brill, 1934), 2/x (Parathënie). Së dyti, versioni i et-Tibb en-Nebeui mbështetet edhe nga një përcjellje tjetër që do të prezantohet më poshtë.

[3] Ibn Sa’d, Tabakat el-Kubra, (Bejrut: Dar el-Kutub el-‘Ilmijah, 1990) 8/50; Tabari, Ibn Xherir, Tarikh er-Rusul ue el-Muluk, 11/601-602, i përkthyer në Tasseron-Landau, Ella, The History of al-Tabari: Volume XXXIX – Biographies of the Prophet’s Companions and Their Successors, (Albany: State University of New York Press, 1998), f.172-173; rrëfimi përfundon me fjalët e Aishes: “Ai e konsumoi martesën tonë në shtëpinë time, atë ku unë jetoj tani dhe ku ai ndërroi jetë”, gjë që kundërshton një pohim tjetër më poshtë.

[4] Asad, Muhammad, Sahih al-Bukhari – The Early Years of Islam (Gibraltar: Dar al-Andalus, 1981) 199.

[5] Ahmed ibn Hanbel, el-Musned, (Beirut: el-Resalah Publications, 2001) Hadithi 25769; i vlerësuar si hasen nga Ibn Haxher el-‘Askelani dhe Shuajb el-Arnauti. Shih dhe el-Halebi, Ebu al-FaraXh, Insan el-‘Ujun fi Sirat el-Emin el-Ma’mun, (Beirut: Dar al-Kutub al-‘Ilmijah, 1427 AH) 2/167.

[6] Et-Tabari, Ibn Xherir, Tarikh er-Rusul ue el-Muluk, 2/400 përkthyer në McDonald, M.V., The History of al-Tabari, Volume VII – The Foundation of the Community, (Albany, State University of New York Press, 1987) 8.

[7] Armstrong, Karen, Muhammad: A Biography of the Prophet, (San Francisco: Harper, 1992) 157.

[8] es-Sixhistani, Ebu Daud, es-Sunen, , (Rijad: Maktaba Dar-us-Salam, 2008) Hadith 3903; Ibn Maxhah, es-Sunen, (Rijad: Maktaba Dar-us-Salam, 2007) Hadith 3324; vlerësuar si sahih nga Albani.

[9] Ibn Abi ‘Asim, el-Ehad ue el-Methani, Hadith 3022; El-Isbahani, Abu Nuajm, et-Tibb en-Nebeui, Nr. 840.

0 Shares:
Postime të ngjashme