11 – Një rast për të studiuar moralin biblik – Robert Skuirs

Tani që kemi hedhur një shikim të detajuar ndaj një gjoja vështirësie morale në jetën e Muhamedit (paqja e Zotit qoftë mbi të), për hir të balancës, le të hedhim një shikim ndaj vështirësisë morale në Bibël. Ne tashmë kemi thënë diçka më sipër në lidhje me natyrën e moralit biblik, por shumë lexues mund të mos jenë në dijeni të disa prej vështirësive të tij. Për më mirë apo për më keq në Sunday School në përgjithësi kalohen pasazhet të cilat ne do të trajtojmë më poshtë. Megjithatë, këto pasazhe sigurisht janë mjete të dobishme për të vendosur ndershmërinë intelektuale kristiane në të njëjtin “dilemë morale” që ata mendojnë se muslimanët janë, për shkak të martesës në moshë të re të Aishes me Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të).

Duhet të mbahet në mendje se qëllimi i këtij diskutimi është baza e moralit jo inspirimi biblik (apo mungesa e tij). Për qëllimet e këtij diskutimi ne pranojmë Biblën “siç është”. Kjo nuk duhet interpretuar se ne e pranojmë atë si “Fjalë të Zotit” në total. Nga ana tjetër nuk duhet interpretuar se duam të themi se jemi duke sulmuar “Fjalën e Zotit”, sepse ne jemi duke e diskutuar atë thjesht sepse kristianët e konsiderojnë atë “Fjalë të Zotit”.

Pjesa në Bibël që ne duam të vëzhgojmë fillon me Librin e Numrave, kap 31, v 17 dhe 18. Këtu Moisiu, duke pasuar urdhrin e Zotit, urdhëron izraelitët të vrasin të gjithë fëmijët meshkuj midianë. Urdhri vazhdon si më poshtë: “… vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka njohur burrë duke u shtrirë me të, por të gjitha vajzat (e vogla), që nuk kanë njohur burrë duke u shtrirë me të, mbajini gjallë për vete.”

Dikush mund të mendojë si izraelitët do të përcaktonin kush ishte e virgjër. Mundësia më e madhe ishte që ata ta bënin këtë duke u bazuar në moshën e pjekurisë, duke marrë se të gjitha vajzat që nuk kishin arritur pubertetin ishin të virgjra. Duke pasur parasysh që kjo u bë, sipas Biblës, me urdhrin e Zotit që izraelitët të merrnin hak tek midianitët.

Më tej, Zoti i jep Moisiut instruksione se si të ndajë plaçkën e luftës “njerëz, qe, gomarë, dele apo dhi”. Bazuar në këtë urdhëresë “32 000 njerëz, gra që nuk kishin njohur burrë duke u shtrirë me të” u ndanë. Kjo u bë që ushtarët izraelitë t’i kishin këto vajza “për veten e tyre”. Unë nuk dyshoj që ndonjë person duke lexuar këtë është aq naivë ose aq injorant për anglishten e King Xhejmsit që të mos e kuptojë se çfarë kjo do të thotë.

Duke lëvizur në një tjetër shembull të madh të moralit Biblik … tek Deutornomi 21:10-14 “dashuria biblike e Zotit” jep urdhrin e mëposhtëm: “Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe Zoti, Perëndia yt, të t`i japë në dorë dhe ti t`i zësh robër, në rast se sheh midis robërve një grua të pashme dhe të pëlqen aq sa të duash ta bësh bashkëshorten tënde, do ta çosh në shtëpinë tënde, … pastaj ti do të hysh te ajo dhe do të jesh bashkëshorti i saj dhe ajo do të jetë bashkëshortja jote. Në qoftë se më vonë nuk të pëlqen më, do ta lësh të shkojë…”

Kjo duhet të shërbejë si një provë e mjaftueshme që morali që është mësuar në Bibël shpesh nuk është ajo që kristianët shfaqin. Përkundrazi asaj që ata thonë, versetet e mësipërme demonstrojnë: Zoti të paktën sipas Biblës:

  • Urdhëron që meshkujt e vegjël të pafajshëm të vriten; dhe
  • Lejon femrat e virgjra të detyrohen në marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre.

Para se të kalojmë diku tjetër duhet të përmendim se vrasja e një gruaje dhe një fëmije në luftë nuk është e lejuar sipas ligjit Islam. Disa kristianë mund të merren me shprehjen e mësipërme “të vegjlit e pafajshëm” meqenëse ata besojnë që bile edhe bebet janë njollosur me “Mëkatin Origjinal”. Kjo gjë nuk është çështje e diskutimit që kemi në dorë. Mjafton të thuhet se mbështetja biblike për doktrinën e Mëkatit Origjinal është në rastin më të mirë kontradiktore.

Ka disa versete që duken në mbështetje të saj, por ka të tjera që duken qartë se e mohojnë atë. Një goditje ndaj “Mëkatit Origjinal” përveç faktit se është thjesht e padrejtë, është fakti që judenjtë – që lexojnë Testamentin e Vjetër – kurrë nuk kanë besuar në të siç bëjnë kristianët. Por sidoqoftë kur ballafaqohen me pjesët problematike të Testamentit të Vjetër, kristianët reagojnë në mënyra të ndryshme.

Shumë ofrojnë mbrojtjen dashakeqe “mirë, po kjo është në Testamentin e Vjetër” pavarësisht faktit se ata zakonisht nuk e heqin mënjanë kaq shpejt kur ata tregojnë profetësi me të cilat erdhi Jezusi. Ca nga gjërat që e bëjnë mënjanimin e Testamentit të Vjetër ca më të vështirë (të paktën për kristianët që duan të mbeten intelektualisht të ndershëm) janë: 1) i njëjti Zot që “frymëzoi” Testamentin e Vjetër “frymëzoi” edhe Testamentin e Ri; 2) ky i njëjti Zot është “i pandryshueshëm” sipas Biblës; 3) Jezusi në Testamentin e Ri vërteton “Ligjin dhe profetët” (d.m.th. Testamentin e Vjetër) në disa pjesë; dhe 4) pa Testamentin e Vjetër nuk ka bazë për krishterimin. Kur këto paraqiten, kristianët kanë një prej dy zgjedhjeve 1) të mos mendojnë më për të, por të bien në pozitën e personit që merr e zgjedh për fe atë që mund ta bëjë “të ndihet mirë”, por që nuk mund t’i përgjigjet pyetjeve më të vështira të jetës ose 2) të pranojnë moralin biblik të menduar të shpallur hyjnisht “siç është” dhe në tërësi.

Ka kristianë që deklarojnë të pranojnë moralin e Shpalljes Hyjnore të Biblës. Ata e kuptojnë se si është puna. N.q.s. njerëzit lejohen të vendosin në qejf të vet çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar atëherë ka vetëm kaos. Po kaq me rëndësi, n.q.s. njerëzit vendosin të përcaktojnë cila është “Fjala e Zotit” e cila jo, në bazë të nocioneve të tyre të paravendosura apo të ndjeshmërive “moderne”, asgjë nuk do të kishte mbetur më në Bibël.

Kështu pra ka kristianë që, në parim, thonë se vrasja e fëmijëve është “morale” për sa kohë që Zoti qartësisht e ka urdhëruar atë. Për dikë që kupton natyrën e moralit të Shpalljes Hyjnore ne duhet të bashkohemi me të në parim, por me ca rezerva. Siç u përmend më sipër, Zoti – sipas Islamit – kurrë nuk urdhëron vrasjen e fëmijëve të pafajshëm. Kjo është një vështirësi që jam i lumtur që muslimanët nuk e kanë.

E fundit është se morali vjen prej Zotit dhe vetëm prej Tij. N.q.s. dikush studion Biblën është e thjeshtë të vëzhgojë se ajo nuk është bazë për moral. Shembujt e mësipërm janë vetëm disa që mund të merren nga Testamenti i Vjetër dhe ai i Ri. Njerëzit që përkrahin “moralin biblik” marrin dhe zgjedhin prej tekstit atë që duan. Vetëm në Islam një njeri me ndërgjegje të pastër mund të pranojë “të gjithë materialin” pa i injoruar apo pa i mohuar ato që si pëlqejnë në mënyrë hipokrite. Kjo është se si paqja e brendshme dhe balanca e gjërave arrihet.

N.q.s. dikush i përket një feje pa pranuar çdo gjë në shkrimet e shenjta të saj, ai jo vetëm që është duke gënjyer veten, por edhe Zotin. Me të gjithë këto ide të gabuara të kohëve moderne, është e lehtë të dalësh nga rruga e drejtë. Morali liberal perëndimor, që tani ka prekur gjithë cepat e globit është, nga ana kulturore, diçka si një gorillë 350 kilogramësh. Është shumë e vështirë të qëndrosh e t’i zësh rrugën apo të flasësh kundër tij. Duke u inkurajuar, pasimi i “dëshirave të pavlera” është bërë një problem për njerëzimin, ashtu siç Zoti i plotfuqishëm  thotë në Kur’an:

“Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja të kota, sepse atëherë do të isha i humbur dhe nuk do të isha nga ata që janë në rrugë të drejtë”.” (Kur’an, 6:56)

0 Shares:
Postime të ngjashme