Çdo gjë që kemi diskutuar, logjikisht e liron Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të) nga kritika e padrejtë (të paktën tek ata që mund të jenë intelektualisht të ndershëm dhe të paanshëm). Një pikë, megjithatë, akoma ka nevojë për tu bërë ca më e qartë. Megjithëse ne e kemi përmendur atë kalimthi, hipokrizia dhe standardi i dyfishtë i kristianëve që kritikojnë Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të) për moralin e tij, ka nevojë për tu analizuar më gjerësisht dhe për tu paraqitur.
Para se të kalojmë në analizën e moralit Biblik unë do të doja të ofroja disa këshilla dhe fjalë inkurajuese për muslimanët e rinj. Pjesa kryesore e këshillës sime është që të mos dekurajohen nga sulmet ndaj Islamit apo shtrembërimeve të tij në media. Sigurisht, ne të gjithë urrejmë të shohim të ndodhin gjëra të tilla, por në “periudhën e informacionit” e cila është sjellë nga një kulturë që (gjoja) vendos një vlerë supreme atë të lirisë së fjalës, nuk ka shumë gjëra që mund të bëjmë për ta ndaluar atë. Ana tjetër e medaljes së kësaj është fakti që e vërteta e Islamit është akoma gjallë dhe njerëzit (ata që duan) janë duke e gjetur atë.
Po, Islami është duke u përhapur me gjithë këto metoda hipokrite që kristianët dhe të tjerët janë duke përdorur për ta ndaluar atë. Nga gënjeshtrat e “zotit hënë” të Robert Moreit deri tek shtrembërimet gati të përditshme në media, Islami është akoma duke u përhapur në Perëndim. Aktualisht, fakti që ata që bëjnë karrierë duke sulmuar Islamin, të tillë si misionarët kristianë (apo të tjerë), duhet të riklasifikojnë gënjeshtrat dhe deformimet kur ata diskutojnë për Islamin dhe kjo është një shenjë e mirë. Sigurisht, nëse ata diskutojnë për Islamin ashtu siç ai duhet të kuptohet ata s’do bënin gjë tjetër veçse do të dëmtonin çështjen e tyre.
Kur Islami është paraqitur nga jomyslimanët në Perëndim zakonisht përmenden dhe kritikohen çështjet me rëndësi periferike. Besimet bazë në Islam, n.q.s. diskutohen ndonjë herë, gjithmonë janë shfaqur të deformuara. N.q.s. Islami do ishte fe qesharake e “botës së tretë” pa dyshim ata nuk do ta kishin trajtuar atë në këtë mënyrë. Në fakt një shumicë e librave anti-Islam që mbushin bibliotekat kristiane (dhe pa dyshim edhe internetin) nuk janë të dizajnuara për të konvertuar muslimanët, por për të tërhequr perëndimorët larg prej Islamit. Njerëzit që shkruajnë këto gënjeshtra janë vetëm duke u përpjekur të helmojnë mendjet e njerëzve kështu që ata nuk mund të jenë pranues të mesazhit Islam kur e dëgjojnë atë.
Metodat e tyre megjithatë janë duke dështuar. Në Evropë veçanërisht, feja kristiane është në një gjendje të rëndë dhe njerëzit janë duke kërkuar për të vërtetën gjetkë. Kristianët gjithmonë janë vënë në siklet nga gati pamundësia e tyre e plotë për të konvertuar një musliman të shquar në krishterim. Sigurisht, ata kanë të kthyerit e tyre që i paraqesin si shembuj, megjithatë të gjithë ata duket se kanë qenë vetëm muslimanë formalë (në rastin më të mirë) kur janë konvertuar. Shumë perëndimor të shquar kanë pranuar Islamin edhe tani edhe në të kaluarën.
Një prej gjërave më interesante në lidhje me këtë është se shumë (n.q.s. jo të gjithë) prej këtyre njerëzve mund të jenë quajtur “kërkues të së vërtetës”. Me këtë dua të them se ata kanë qenë lloji i njerëzve që ishin shpirtërisht të hapur dhe lexuan libra për shumë çështje. Ata nuk ishin trushpëlarë që thjesht donin të bashkoheshin me një fe të lehtë dhe me kulturën dominante të kohës. Ata ishin njerëz që dinin shumë jo vetëm për fenë, por edhe për historinë, filozofinë dhe disiplina të tjera. Mjafton të thuhet se e vërteta e Islamit ekziston, me gjithë përpjekjet kundër tij, me të cilat ai përplaset sot. Më poshtë është vetëm një dëshmi që Islami është duke u përhapur në perëndim:
“Numri paprecedent i britanikëve, gati të gjitha gra, janë duke u konvertuar në Islam në një kohë të ndarjes së thellë brenda kishave anglikane dhe katolike. Shkalla e konvertimit ka nxjerrë në pah parashikimin që Islami do të bëhet shpejt një forcë e rëndësishme fetare në këtë vend… Brenda 20 viteve të ardhshme numri i të konvertuarve britanikë do të barazojë ose do të kalojë komunitetin e emigrantëve muslimanë që sollën fenë”, thotë Rose Kendrik, një mësuese feje dhe autore një libri udhëzues për Kur’anin.
Ajo thotë: “Islami është po aq fe botërore se edhe katolicizmi roman. Asnjë nacionalitet nuk e deklaron atë si vetëm të tijin.” Islami është gjithashtu duke u përhapur shpejt në kontinent dhe në Amerikë. (The Times, London, Tuesday, november 9th, 1993, home news page).